Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur - Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur - Policia jep detaje

Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:20 Përditësuar në ora: 21:17 më 28.04.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferi i veturës

Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Ai ka thënë se dy persona që humbën jetë në aksident kanë qenë të moshës së re.

“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Personat e vdekur janë nga Komuna e Prizrenit.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Policia jep detajet për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një motori dhe një veture dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.

Dy të vdekurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës.

Aksidenti ka ndodh ndërmet një motori dhe një veture dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Viktimat siç mësohet se kanë qenë të dy në motor, dhe dyshohet se janë të moshës së re.

Ndërsa, bëhet e ditur se shoferi i veturës është duke e marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

Policia e rajonit të Prizrenit ende nuk ka dhënë detaje tjera.

---

Një aksident mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur në Suharekë të Suharekës.

Nga ky aksident dyshohet se të vdekur kanë mbetur dy të rinj.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

Media ka kontaktuar me policinë, por deri më tani nuk kanë dhënë informacione në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat