Goditet me sende të forta në kokë një person në Korçë, përfundon në spital

Kronikë e zezë

Goditet me sende të forta në kokë një person në Korçë, përfundon në spital

Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:42
Ilustrim

Goditet me sende të forta në kokë një person në Korçë. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes dy personave. Policia ka kapur autorin.

‘Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat