I riu ia kris armës në një aheng familjar në Shtime, përfundon në polici

Kronikë e zezë

I riu ia kris armës në një aheng familjar në Shtime, përfundon në polici

Më: 29 prill 2024 Në ora: 08:19
Ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

Edhe gjatë ditës së djeshme në një aheng në Shtime u dëgjuan të shtëna, çka bëri që njësitë policore të aktivizohen dhe të dalin në vendngjarje.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I dyshuari e ka dorëzuar armën që posedonte, e cila është sekuestruar bashkë me fishekët dhe gëzhojat që u gjetën.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat