Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, rrokulliset një veturë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, rrokulliset një veturë, lëndohet një person

Më: 29 prill 2024 Në ora: 09:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Sipas disa pamjeve në mediat lokale atje, një veturë është parë e rrokullisur, duke dalë jashtë rrugës kryesore.

Policia ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti, duke thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 06:45 dhe lëndime ka pësuar një person.

I njëjti pas lëndimeve është dërguar në QKMF në Istog për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat