Podujevë: Të shtëna armësh, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Podujevë: Të shtëna armësh, arrestohet një person

Më: 29 prill 2024 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Pas të shtënave me armë zjarri në fshatn Bërvenik të Podujevës, është arrestuar një person.

Policia ka njoftuar se është vërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë,  ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat