Ferizaj, gjendet pa shenja jete një person

Kronikë e zezë

Ferizaj, gjendet pa shenja jete një person

Më: 29 prill 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës,  nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton policia.

Trupi i pajetë i viktimës pas shikimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat