Kreu grabitje në një kazino në vitin 2012 – ferizajasi dënohet me katër vjet burgim

Kronikë e zezë

Kreu grabitje në një kazino në vitin 2012 – ferizajasi dënohet me katër vjet burgim

Më: 29 prill 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.K., për shkak të veprës penale “grabitja”.

Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

I pandehuri D.K., është shpallur fajtor sepse me datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i pandehuri A.L., lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 ë Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e përshkruar si: Sepse, me datën 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat