Aksident në Lluzhan, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Lluzhan, një person në gjendje të rëndë

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person është në gjendje të rëndë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Ai shtoi se rasti ka ndodhur si pasojë e një aksidneti dhe 'gjendja e të lënduarit është e rëndë'. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse policia ende nuk ka konfirmuar rastin për KosovaPress, ani pse janë kontaktuar.

Për këtë rast raportojnë edhe mediat lokale në Podujevë, se dyshohet se një i moshuar është shkelur nga një veturë në Lluzhan.

Doktor Syla nuk ka treguar se si ka ndodhur aksidenti, përveç që theksoi se i lënduari është si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor. Rasti ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes.

Një qytetar ka dërguar foto dhe video në KosovaPress nga vendi ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar edhe kolona të gjata në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat