Aksident i rëndë në Podujevë, i lënduari po trajtohet në Emergjencën e Prishtinës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Podujevë, i lënduari po trajtohet në Emergjencën e Prishtinës

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Një person rreth moshës 57 vjeçare, është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në Podujevë.

I lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Prishtinës, ku do të vazhdojë trajtimi në Mjekim Intenziv Qendror.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Pacienti ndodhet në emergjencë dhe është në gjendje të rëndë, do vazhdojë trajtimi në Mjekim Intenziv Qendror”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat