Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj gruas, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj gruas, ajo e denoncon në Polici

Më: 30 prill 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një grua në Gjakovë, e cila e ka raportuar në Polici burrin e saj me të cilin bashkëjetojnë qe një kohë të gjatë.

Mësohet se viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i bërë presion vazhdimisht e madje duke i thënë që të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre gjatë kohës sa burri ndodhej në Zvicër për një periudhë të shkurtër.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat