Gjatë arrestimit sulmoi dy policë në Klinë, i bëri për spital

Kronikë e zezë

Gjatë arrestimit sulmoi dy policë në Klinë, i bëri për spital

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një person gjatë arrestimit nga policia ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:12 në rrugën “Ismail Qemali”, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat