Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në Lluzhan të Podujevës ku mbeti rënë i lënduar një i moshuar.
Ky i fundit vazhdon të trajtohet në Klinikën Emergjente të Kosovës.
Ndërsa siç mëson media i dyshuari për aksidentin e shkaktuar mbrëmë vonë është: Ehad Islami.
Të njëjti pas intervistimit nga Policia me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.