Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Kronikë e zezë

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:34
Policia

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan, ndërhynë policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë.

Sipas policisë, rasti është lajmëruar nga reja, që policisë i tha se ajo së bashku me burrin e saj janë sulmuar nga vjehrri dhe kunati.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 0

“Lipjan  30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat