Gjuajtën me armë nga vetura, arrestohen dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë nga vetura, arrestohen dy persona në Prishtinë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat