Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime

Kronikë e zezë

Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit.

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Podujevë dhe një person tjetër është zhdukur nga Enti special në Shtime.

Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

Shtime 01.05.2024-05:20. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për ven ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat