Kanoset një zyrtar policor në Bërnjak

Kronikë e zezë

Kanoset një zyrtar policor në Bërnjak

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar për në stacionin policor në Zubin Potok, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur zyrtarin policor në detyrë.

Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur më datë 01.05.2024 rreth orës 12:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat