Tronditëse: Një 18-vjeçare me probleme mendore në Ferizaj dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronikë e zezë

Tronditëse: Një 18-vjeçare me probleme mendore në Ferizaj dyshohet se u dhunua seksualisht

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre..

Një rasti i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se një vajzë 18-vjeçare është dhunuar seksualisht.

Rasti u zbulua pasi nëna e viktimës raportoi se të bijën e saj e kishte marrë një person me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel, prej mëngjesit të 1 majit deri dje në mbrëmje.

Sipas informacioneve të para, rasti është edhe më tronditës pasi vajza 18-vjeçare ka probleme mendore dhe përveç që është dhunuar seksualisht, ndaj saj dyshohet se është ushtruar edhe dhunë fizike.

Pasi vajza u kthye në shtëpia, familja e saj u alarmua dhe njoftoi Policinë, ku si rezultat u ndërmorën veprimet e nevojshme për të nisur hetimet.

Viktima u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar personin e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat