“Më zi ke me gjetë…”, detaje nga kërcënimi i zyrtarit policor pasi u përfshi në një aksident trafiku në Ferizaj

Kronikë e zezë

“Më zi ke me gjetë…”, detaje nga kërcënimi i zyrtarit policor pasi u përfshi në një aksident trafiku në Ferizaj

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze qoftë gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve apo edhe jashtë detyrës, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Këtë herë u kërcënua një zyrtar policor që u përfshi në një aksident trafiku “Bifurkacioni”.

Në bazë të informacioneve të para, polici ishte jashtë detyrës zyrtare dhe u përball me kanosjet e të dyshuarit, për motive akoma të panjohura.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari i është drejtuar me fjalët si “E sheh…ma zi ki me gjetë”.

Pasi rasti është denoncuar, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat