​73-vjeçari gjendet pa shenja jete në Rahovec

Kronikë e zezë

​73-vjeçari gjendet pa shenja jete në Rahovec

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:47
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij sot në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, tha për KosovaPress se bëhet fjalë për një 73-vjeçar.

“Mund t’ju konfirmoj se sot viktima mashkull, i lindur në vitin 1951, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezi.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat