Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, Policia jep detajet

Kronikë e zezë

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, Policia jep detajet

Më: 4 maj 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat