Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për keqtrajtimin e një qeni.

Rasti ka ndodhur më 29 prill në ora 10:00 në rrugën “Studenti”.

“Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat