Klinë: Përgjegjësi i Kishës thotë se dikush vodhi para brenda objektit

Kronikë e zezë

Klinë: Përgjegjësi i Kishës thotë se dikush vodhi para brenda objektit

Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e hyrjes së objektit dhe aty kanë vjedhur një shumë parash prej 15€ dhe disa dinar (para te Serbisë).

Për këtë është njoftuar prokurori, dhe rasti po hetohet.

Ngjarja në polici është raportuar të premten, rreth orës 17:35, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim prone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat