Dërgohet në mbajtje personi që dyshohet se mori pjesë në dhunë në familje

Kronikë e zezë

Dërgohet në mbajtje personi që dyshohet se mori pjesë në dhunë në familje

Më: 4 maj 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Gllogoc, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z., pasi dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Ndaj të pandehurit A.Z., gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar  se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuaren dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale”.

“Andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuaren”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat