Vdekja e dyshimtë në Prishtinë, ky është personi që u gjet pa shenja jete në rrugë

Kronikë e zezë

Vdekja e dyshimtë në Prishtinë, ky është personi që u gjet pa shenja jete në rrugë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Burimet e medias bënë me dije se një person ka vërejtur trupin e të ndjerit i cili ishte i shtrirë në rrugë, i cili ka njoftuar më pas ekipin mjekësor të urgjencës dhe policinë.

Media mëson se viktima është Murat Sopi.

Mësohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat