Ky është 49-vjeçari i arrestuar që dyshohet se publikoi fotot intime të një gruaje

Kronikë e zezë

Ky është 49-vjeçari i arrestuar që dyshohet se publikoi fotot intime të një gruaje

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Cenimi i privatësisë me publikimin e pamjeve të paautorizuara përbën vepër penale dhe sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës. Raste të tilla kanë qenë shumë të shpeshta së fundmi, pasi u bë publike veprimtaria e grupeve të ndryshme në rrjetin social Telegram. Pre e një rasti të tillë ka qenë edhe një grua nga Vitia, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

I dyshuari që u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor po dyshohet se i kishte publikuar fotot intime të viktimës, të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë komunikimit me të.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë për këtë rast është Rexhep Shkodra, 49-vjeçar.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, në drejtim të veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Ndryshe, viktima e ka denoncuar rastin para rreth 1 jave.  

Lajmin për ndalimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

“Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat