Sulmuan dy burra pas mosmarrëveshjes për pronë, policia arreston katër persona në Podujevë

Kronikë e zezë

Sulmuan dy burra pas mosmarrëveshjes për pronë, policia arreston katër persona në Podujevë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Derisa, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje  rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat