Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person e një tjetër në arrati

Kronikë e zezë

Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person e një tjetër në arrati

Më: 7 maj 2024 Në ora: 18:42
Drogë

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga ana e policisë”, është shprehu Elshani.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pamjet e siguruara nga media shihet se bimët narkotike ishin të mbjellura në hapësira të brendshme, të cilat më pas janë zbuluar nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat