Arrestohen për vjedhje një burrë dhe një grua në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohen për vjedhje një burrë dhe një grua në Shtime

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fshatin Godanc i Epërm, në objektin e antenës së Telekomit të Kosovës.

Policia njofton se pasi ka pranuar informatën për vjedhje, menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë Ford Focus me targa vendore dhe dy persona të dyshuar.

“Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tyre dhe veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur 4 bateri akumuluese elektrike, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe ( kapakun e baterive ) të antenës. Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime”, thotë policia.

Të arrestuarit janë:

M.M i moshës 44 vjeçar,

M.P e moshës 43 vjeçare

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat