Të martën në Leposaviq, një person ka raportuar se janë duke rrjedhur mbetje toksike nga gypat e flotacionit.
“Më 07.05.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga gypat e flotacionit janë duke rrjedhur mbetje toksike.
Dyshohet se janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”.