Pejë: Qytetarja e dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në polici

Kronikë e zezë

Pejë: Qytetarja e dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në polici

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Në stacionin policor në Pejë, të mërkurën ka shkuar një qytetare me inicialet K. B. e cila ka dërguar një çantë krahu që e kishte gjetur në parkun Karagaç të këtij qyteti.

Policia bën të ditur se në çantë ishte një kuletë me të holla dhe dokumente personale:

– 480 franga zvicerane,

– 100 dollarë amerikanë,

– 93 euro,

– 1 zinxhir ari dhe

– dokumente personale.

Organet e rendit njoftojnë se të gjitha gjërat e lartcekura i janë kthyer qytetares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat