Ferizajasi habitet pasi familja e raportoi të zhdukur, lajmërohet: Po jetoj në ...

Kronikë e zezë

Ferizajasi habitet pasi familja e raportoi të zhdukur, lajmërohet: Po jetoj në ...

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Ferizaj, që e raportuan si të zhdukur djalin e tyre para disa ditësh.

Ferizajasi e kuptoi përmes rrjeteve sociale që familja po e kërkon dhe u lajmërua vet në Polici.

I riu ka deklaruar në Polici se nuk është zhdukur, por vetëm se është larguar nga shtëpia bashkë me bashkëshorten.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat