Një person është arrestuar në Prizren pasi tek i njëjti gjatë kontrollit, në bagazhin e motoçikletës të cilën ai po e drejtonte pa drita gjatë natës, i është gjetur një armë e zjarrit prodhim turk, modeli Zoraki dhe një karikator pa fishek.
Në lidhje me rastin është njoftuar Polici Hetues si dhe forenzika të cilët kane dale ne vendin e ngjarjes, pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar,
I dyshuari (Sh.S. 2004) është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.
Është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 ore.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve, thotë policia përmes njoftimit.