Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se të premten ka arrestuar një person i cili ishte përfshirë në disa vjedhje të rënda nëpër objekte fetare.
Nga Policia Rajonale e e Gjilanit kanë bërë të ditur se i dyshuari mashkull A.K, kishte vjedhur në disa xhami në Gjilan, përfshirë xhaminë në lagjen “Arbëria”, në fshatin Zhegër, Miresh e Kllokot.
23 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve në shtëpi private.
Derisa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.