Dy vajza u raportuan si të zhdukura nga nënat e tyre në qytetin e Prizrenit.
Një vajzë 14 vjeçare dhe një tjetër 13 u raportuan si të zhdukura në Policinë e Kosovës nga nënat e tyre.
Vajzat ishin larguar nga shkolla me datën 8 maj rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Rastin për median e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqiri Bytyqi.
Bytyqi tha se vajzat ishin raportuara të zhdukura nga nënat e tyre, ku me të pranuar informacionin policia ka arritur t’i gjej ato sot në Prizren.
“Dje janë raportuar të zhdukura nga nënat e tyre. Vajzat janë larguar nga shkolla me datën 08.05.2024 rreth orës 09:00. Posa janë raportuara të zhdukura vajzat, policia ka punuar itensivisht deri sa sot paradite janë gjetur në Prizren”, tha Bytyqi për median.