Vjehrri dhe kunati ushtrojnë dhunë ndaj nuses pasi mori kredi ‘pa dijeninë e tyre’, plas sherri në Kaçanik

Kronikë e zezë

Vjehrri dhe kunati ushtrojnë dhunë ndaj nuses pasi mori kredi ‘pa dijeninë e tyre’, plas sherri në Kaçanik

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Kaçanik, ku ndaj një gruaje dyshohet se është ushtruar dhunë nga familjarët.

Burimet e medias kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se vjehrri dhe kunati janë kapur me të dhe ka plasur sherri në familje veç pse gruaja ishte futur në kredi pa dijeninë e tyre, gjë që i ka revoltuar ata.

Sipas dëshmisë së viktimës, ata madje i kanë kërkuar të largohet nga banesa e tyre pas konfliktit që kanë pasur.

Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, familja e saj e ka marrë atë nga banesa e burrit dhe rasti është denoncuar.

Si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat