Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes.