Të premten në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit i kanë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.