Tre të mitur arrestohen për grabitje në tentativë në rrugën “Muharrem Fejza”

Kronikë e zezë

Tre të mitur arrestohen për grabitje në tentativë në rrugën “Muharrem Fejza”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Tre të mitur janë arrestuar pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i kanë kërkuar para një gruaje.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“GRABITJE NË TENTATIVË- Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.05.2024 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit  nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat