Ushtroi vazhdimisht dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet një person në Klinë

Kronikë e zezë

Ushtroi vazhdimisht dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet një person në Klinë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima femër ka njoftuar se vazhdimisht është duke pësuar dhunë psikike nga djali i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 11.05.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke pësuar dhunë psikike nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat