Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima femër ka njoftuar se vazhdimisht është duke pësuar dhunë psikike nga djali i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 11.05.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke pësuar dhunë psikike nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.