Një vajzë në Fushë Kosovës ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.