Një paciente në Qendrën Integruese në Ferizaj ka humbur jetën dhe për vdekjen e saj tashmë kanë nisur hetimet. Policia e ka konfirmuar rastin tashmë.
Bëhet fjalë për një 73-vjeçare, O.Filipovic, e cila u gjet pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe si rezultat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pasi janë marrë informacionet e para, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Sipas të njëjtave burime, viktima ka qenë paciente e kësaj qendrë për shumë vite me radhë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.
“Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”