Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Në Fushë Kosovë në një rast një grua ka lajmëruar se është rrahur nga një person me të cilin ka bashkëjetuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë ka raportuar se vajza e tij e ka sulmuar fizikisht.
Sipas Policisë, e njëjta ka nevojë për tretman mjekësor-psikiatrik pasi që vuan nga një sëmundje mendore.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara gjendet në arrati”.
Në një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, një rast tjetër i dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit ka ndodhur në Klinë.
Një grua ka raportuar se është duke pësuar vazhdimisht dhunë psikike nga djali i saj.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Në Pejë një grua ka raportuar se vajza e saj me shenja të çrregullimit mendor qe një kohë të gjatë është duke shfaqur agresivitet të ndaj saj.
E dyshuara është arrestuar, është dërguar në spitalin e përgjithshëm Pejë dhe shtruar për tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë.
“Ndaj të dyshuarës prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe e njëjta është duke u siguruar – mbikëqyrur nga njësiti policor”.
Në një rast tjetër në Pejë, është raportuar se dy të dyshuarit çift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre janë rrahur në mes vete.
Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.
Ndërsa në Rahovec një person ka raportuar se babai i tij nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë në familje si dhe e ka sulmuar atë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.