Dy të rinj kapen në flagrancë me thika e armë zjarri në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Kronikë e zezë

Dy të rinj kapen në flagrancë me thika e armë zjarri në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Media mëson se pas kontrollit policor, te dy të dyshuarit, Policia ka gjetur dy mjete të mprehta (thika) dhe një armë zjarri, që shoferi dhe pasagjeri i mbanin pa autorizim.

Armët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat