Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.
Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.
Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 22-vjeçare në Obiliq, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë.
Burimet kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje mes tyre, duke i shkaktuar lëndime, por edhe frikë e shqetësim.
Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arritur të arrestojë dhe shoqërojë në stacion personin e dyshuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.