Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua, pasi që të njëjtit ishin të përfshirë në një mosmarrëveshje.
Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkohë gruaja është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjakovë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, të cilët janë përfshirë ne një mosmarrëveshje. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedure te rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.