Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas.
Kurse Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.