Hajnat depërtojnë përmes dritares dhe vjedhin para e stoli ari

Kronikë e zezë

Hajnat depërtojnë përmes dritares dhe vjedhin para e stoli ari

Më: 13 maj 2024 Në ora: 09:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Viti, ku disa persona kanë depërtuar më forcë përmes dritares në shtëpinë e një personi dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një shume te hollash, si dhe një sasi te stolive te arit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat