Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle fillore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”.
“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta”, tha ai, duke treguar se ata “janë liruar nga spitali”.
“Rasti është duke u hetuar”, tha Sheremet Elezaj.