Një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit, policia jep detaje

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit.

Mësohet se për motive akoma të panjohura, në drejtim të veturës së viktimës është gjuajtur me kallashnikov.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugen Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njejti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturen e viktimës, janë shkaktuar dëmë por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lenduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasto cilësohet Vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat